Transmetuar më 18-03-2017, 21:34

Një person i pajetë është gjetur brenda një kabine elektrike në Tiranë. Dyshohet se ai ka humbur jetën pas kontaktit me energjinë elektrike, ndërsa nuk dihen rrethanat se si u gjend në kabinën te rruga “Mine Peza”. Viktima mendohet se është 36 vjeçari Rigels Patoku. Po punohet për të qartësuar rrethanat e ngjarjes.