Transmetuar më 18-03-2017, 18:31

Zemrat më të shëndosha në botë i ka populli bolivian Chimane, i cili jeton në rajonin përreth lumit Maniqui në malet e Amazonës, thonë shkencëtarët.

Pothuajse asnjë pjesëtar i këtij popullit nuk ka probleme me zemër, kanë bërë të ditur shkencëtarët në studimin e publikuar në revistën medicinale britanike “The Lancet”, transmeton BBC.

“Kjo është një popullatë e pabesueshme, me ushqim krejtësisht tjetër dhe mënyrë të jetesës”, thonë shkencëtarët.

Populli Chimane, rreth 16.000 sish, janë gjuetarë, peshkatarë dhe bujq. Mënyra e tyre e jetesës është e ngjashme me civilizimet para disa mijëra vitesh.

Ekipi i shkencëtarëve dhe mjekëve iu janë nevojitur disa fluturime me aeroplan dhe vozitje me kanu për të arritur deri te lumi Maniqui në malet e Amazonës./k.k/noa.al