Transmetuar më 18-03-2017, 18:20

Deklarata e kryedemokratit Basha kur thoshte “thyejani xhamat, shpojuani gomat e makinave”, për deputeten Majlinda Bregu ishte e nxituar dhe emocionale. Sipas Bregut, në një intervistë për Neës 24, ato fjalë e kanë habitur edhe vetë zotin Basha.

 “Besoj se ka qenë një deklaratë që e ka habitur edhe vetë zotin Basha se ishte emocionale”, tha Bregu.

“Marrëdhënie normale mes dy njerëzve që janë në një partie, dhe që kanë një qëllim të përbashkët për të organizuar PD. Debate ka çdo ditë edhe në familjen time”, tha ajo në lidhje me pyetjen sesi janë marrëdhëniet me kreun e parties./k.k/noa.al