Transmetuar më 18-03-2017, 18:10

Mamaja e një vajze të vogël nga Chelmford i duhet të përballet çdo ditë me njerëzit të cilët e mendojnë se bebja e saj 8-mujashe është një kukull. E vogla ka aq shumë flokë dhe një fytyrë engjëllore sat ë bën të mendosh se kemi të bëjmë vërtetë me një kukull. E ëma e saj, Philippa Rabbitts pranoi për Dailymail se ka ndaluar të paktën 5 herë në rrugë për ti bindur njerëzit se flokët e saj janë natyrale, jo paruke.

“Njerëzit mendojnë se ajo është kukull kur e shohin. Mua më pyesin gjithmonë nëse ajo ka vënë paruke apo i ka ngjitur flokët. Duhet t’ia pres flokët, por më pëlqejnë ti ketë sa më të gjata, që kur të rritet të bëhet si Rapunzel,” – tha Philippa.

Bella ka qenë në qendër të vëmendjes që në ditën kur lindi, kur mamitë e morën në krahë thanë se nuk kishin parë asnjëherë një bebe me kaq shumë flokë./k.k/noa.al