Transmetuar më 18-03-2017, 17:51

Pas një dreke në një nga restorantet e kryeqytetit, kryeministri Edi Rama është filmuar duke takuar me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, të cilët qëndrojnë përpara Kryeministrisë për tu kujdesur për rendin pranë “çadrës së lirisë”.

I veshur me kostum sportiv, kryeministri gjatë ditës së sotme ka preferuar të ecë në këmbë por i ndjekur nga truprojat.

Ai u ndal për disa minuta për të takuar forcat e FNSH-së.