Transmetuar më 18-03-2017, 17:24

Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim në Facebook me titull “Njihuni me heronjtë e Republikës së re”, ku kryeministri i referohet dy personazheve që janë bërë objekt lajmesh së fundmi të cilët akuzojnë për tortura dhe dhunime ministrin e ri të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, por nuk është pritur mirë nga komentuesit në rrjetin social.

Komentuesi:

“Lëri përrallat dhe fasadat fallso të tuat që shquhesh. Por jep përgjigje si emqron ministër një hetues diktator i cili ka ushtruar dhunë ç’njerëzore ne të papushteshmit e asaj kohe. Dhe aq me keq ke kaq vite që e mban pranë në poste të rëndësishme. Ke fytyrë dhe kërkon Veting ti…që je i pari që duhesh prapa hekurave pastaj tjerët me rradhë. Leri filmat që je pro Vetingut ti..!!!!!”

I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i Ramës:

“Juli, mëso shqip dhe lexo investigimin që ta tregon se kush jane heronjtë e Çadrës, sepse po nuk lexove nuk di as të shkruash shqip pastaj dhe bëhesh papagall çadrash’, thekson Rama./noa.al/