Transmetuar më 18-03-2017, 16:47

“Një këngë shumë e bukur po vjen edhe për pak ditë”, shkruante Silva Gunbardhi në Instagram para disa ditësh.

Siç edhe kishte premtuar, këngëtarja Silva Gunbardhi e ka mbajtur fjalën pasi gjatë ditës së djeshme, ka publikuar këngën më të re “Lalushe”, në bashkëpunim me Defrin.

“Lalushe”, vjen si vazhdim i suksesit të këngës “Të ka lali shpirt”, i cili theu kufinjtë duke vendosur rekord klikimesh.

Dëgjojeni:/a.k/noa.al/