Transmetuar më 18-03-2017, 15:00

Tiranë, NOA.al- Orët e paradites do të dominohen nga kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme por më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat malore jugore dhe Juglindore të vendit. Parashikohet që edhe orët e pasdites të vijojnë me kushte të qëndrueshme atmosferike duke bërë që kthjellimet dhe vranësirat e lehta e kalimtare të jenë dominuese në të gjithë territorin e vendit. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë në vlerat minimale ndërsa në vlerat maksimalet nuk do të ketë ndryshim të tyre. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi perëndimor- veriperëndimor duke bërë që në Adriatik dhe Jon të gjenerohet dallgëzim 1 apo 2 ballë.

Europa

Europa veriperëndimore dhe ajo Qendrore do të dominohen nga vranësira dhe reshje të dendura shiu të shoqëruar me stuhi të forta ere dhe rrufe. Më problematike situata paraqitet në Francë dhe Gjermani ku shirat do të jenë me intensitet të lartë. Ndërsa, vendet skandinave dhe Europa verilindore do të dominohen nga reshje të pakta dëbore.

Për sa i përket pjesës tjetër të Europës do të jetë nën ndikimin e motit të qëndrueshëm duke bërë që kthjellimet dhe vranësirat e lehta të jenë dominante./a.y/noa.al