Transmetuar më 18-03-2017, 14:55

Bazuar në analizat e institutit amerikan ‘PewResearch Center’, Islami do jetë besimi fetar më i madh në botë brenda vitit 2070, ku 10% e popullsisë së Europës do jetë myslimane.

Duke analizuar ndryshimet demografike mes feve kryesore, u zbulua se popullsia botërore islamike do të rritet me 73% nga viti 2010 deri në 2050.

Bazuar nga të dhënat e publikuara nga instituti amerikan, myslimanët janë grupimi fetar me rritjen më të shpejtë në botë.  

Kombinimi i impaktit që ka ISIS dhe grupe të tjera ekstremiste që kryejnë akte dhune në emër të Islamit, kanë bërë që myslimanët dhe feja islame të jenë në qendër të debatit politik të shumë shteteve.

Ka dy faktorë kryesorë pas këtij fenomeni dhe të dy kanë të bëjnë me demografinë. Së pari, myslimanët bëjnë më shumë fëmijë në raport me anëtarët e feve të tjera, shkruan noa.al. Ku në nivel global, mesatarisht një femër myslimane ka 3.1 fëmijë, kundër 2.3 të të gjithë grupimeve të tjera të kombinuar.

Gjithashtu myslimanët janë edhe populli më i ri në botë, ku mosha mesatare në vitin 2010 ishte 23 vjeç.  Popullsia myslimane është në rritje të vazhdueshme edhe në Amerikën e Veriut dhe Europë, në sajë të emigrimit./a.y/noa.al