Transmetuar më 18-03-2017, 13:58

Personat që janë vetëm janë të lumtur, mundohuni ta kuptoni… dhe ndoshta më shumë se ata që janë në një lidhje apo të martuar.

Është kjo ajo që pretendohet në një studim me titull “What No One Ever Told You about People Who Are Single” i prezantuar nga American Psychological Association me studiuesen Bella De Paulo e University of California, SHBA.

Studimi është bazuar në studime të kaluara, nëpërmjet të cilëve u kuptua jeta e vërtetë e personave që janë vetëm, niveli i tyre i lumturisë dhe i kënaqësisë personale.

Vetëm, të trishtuar dhe në pritje për të takuar njeriun e duhur, është kjo imagjinata për ata që janë vetëm, por në fakt ata që nuk janë në një lidhje në çift janë më të kënaqur në nivelin personal dhe kanë më shumë mundësi për t’u rritur psikologjikisht në raport me ata që janë të martuar.

Studiuesja DePaulo, thotë se ka ardhur momenti për të pasur një përfytyrim më të kujdesshëm për personat që janë vetëm dhe për jetën e tyre, në mënyrë që të njihen pikat e forcës.

Studimi, siç thotë noa.al, sugjeron se personat që janë vetëm, i japin më shumë rëndësi punës dhe janë më shumë në kontakt me të afërmit, miqtë, fqinjë dhe kolegët, në raport me personat e martuar, pasi këta të fundit priren të izolohen.

Gjithashtu personat që janë vetëm, janë më të vendosur dhe të prirur për të jetuar eksperienca të reja dhe për të ndjerë vazhdimisht rritje dhe zhvillim si person./a.y/noa.al