Transmetuar më 18-03-2017, 13:42

Lamtumirë anoreksi dhe rreziqe për shëndetin, bota e modës prej kohësh ka nisur të prodhojë për femrat me masë mbi 40, ku për pasojë janë shtuar gjithnjë e më shumë modelet e mbushura, të cilat me format e tyre reklamojnë veshje dhe aksesorë.

Mes tyre më e famshmja në nivel botëror, është amerikania, Ashley Graham. Një model për shumë vajza që jetojnë në siklet me trupin e tyre, për shkak të kilogramëve të tepërta dhe celulitit.

Siç shkruan ‘Huffington Post’, Ashley e cila mori pjesë në edicionin e 25 të Urban Art Partnership i mbajtur javën e lënë pas, i’u përgjigj pyetjeve të disa vajzave adoleshente.

“Duhen më shumë femra që të thonë ‘Ok’, kam celulit, edhe në krahë dhe të pasmet e mia kanë një formë të çuditshme, por s’prish punë. Karriera ime është dëshmi se si bota po ndryshon dhe kjo mund t’iu ndihmojë që të mos ju vijë turp nga trupi juaj”, tha ajo.

Modelja shpjegoi edhe rastin e saj personal, “Realizova një ëndërr, por më kujtohet se si tallesha, të dashurit që më kanë lënë nga frika se mos shëndoshesha më. Të gjitha në vegjëli dhe adoleshencë kemi kaluar situata të tilla”.

Por sikleti mund të mposhtet lehtësisht, thotë ajo, “Më ndodh që të zgjohem, të shihem në pasqyrë dhe të mendoj: Jam femra më e shëndoshë në botë. Por më pas reflektoj dhe i them vetes, “Ec përpara, je kurajoze, je e shkëlqyer, je e bukur”./a.y/noa.al