Transmetuar më 18-03-2017, 12:41

Në deklaratat e tij Stine ka lënë të kuptohet se mamaja e vajzës së tij është xheloze. Por duket se është krejt e kundërta. Burime pranë këngëtarit kanë thënë për “Bluetooth” se xhelozi në marrëdhënien e tyre, në të vërtetë është Stine.

Ndonëse ka folur në disa raste, këngëtari nuk ka dhënë shumë informacione për Gracian, e cila në fakt është gjithashtu këngëtare, madje ka realizuar kohë më parë edhe një videoklip. Por që nga zyrtarizimi i marrëdhënies me Stinen, Gracia shfaqet gjithnjë e më pak në publik, ndërsa është tërhequr edhe nga aktivitetet e saj në muzikë.

Sidoqoftë, edhe pse nuk është aq e famshme sa Stine, Gracia bie në sy si një vajzë tejet tërheqëse dhe seksi.