Transmetuar më 18-03-2017, 12:00

Një moshën 14- vjeçare gjen një pasuri të madhe. Kalel Langford, është një adoleshent amerikan, nga Arkansas i cili shkoi në Crater of Diamonds State Park të Murfreesboro, aty ku njerëzit e pasionuar argëtohen duke gjetur gurë të çmuar për t’i koleksionuar.

Djaloshi kishte shkuar me të atin në park dhe pas vetëm gjysmë ore kërkimesh, gjeti atë që dukej si një gur interesant, por në fakt rezultoi një diamant.

Bëhet fjalë për një diamant 7.44 karatë, i shtati më i madh i gjetur që kur u krijua, në vitin 1972. Sipas mediave të zonës, parku nuk dha një vlerë të gurit të çmuar, por mendohet se është tejet i rrallë.

Babë e bir kishin paguar 10 dollarë për hyrjen në park dhe nuk ka dyshim që pas zbulimit të pazakontë, ky shpenzim do ju kthehet shumëfish./a.y/noa.al