Transmetuar më 18-03-2017, 11:03

Nis sot edicioni i nëntë i “Big Brother Albania”. Prej kohësh janë mësuar disa nga detajet e këtij spektakli, që këtë vit do të jetë totalisht ndryshe. Rregulli që ka bërë më shumë përshtypje deri më tani është mungesa e seksit në shtëpinë, që këtë vit do të mirëpresë çifte.

Skenaristja italiane e programit është prononcuar për gazetarin Kelvi Kadilli. “Këtë edicion kemi lançuar një sfidë. ‘Big Brother’ i ka pyetur të gjithë se çfarë është ‘çift’ dhe çfarë do të thotë për ta ‘çifti’. Që do të thotë se çifti është e sigurt, por papritur del që ‘çift’ do të thotë shumë gjëra. Çift do të thotë seks, grindje, dashuri, romanticitet dhe tradhti… çift do të thotë shumë gjëra bashkë, por mbi të gjitha do të thotë një gjë e vetme”, shprehet Alesia duke hedhur dyshime se loja në këtë edicion do të bëhet në dyshe.

Ajo nuk ka refuzuar t’i përgjigjet as pyetjes nëse do ketë apo jo seks në “Big Brother”. “Ku dhe kur ta vendosë ‘Big Brother’!” përfundon ajo.

“Bluetooth” ka mësuar se këtë vit seksi në “Big Brother” do të ketë një tjetër rol. Do të jetë “Vëllai i Madh”, ai që do të përcaktojë se cili ndër çiftet mund të kryejë seks. E natyrisht që seksi do të jetë ‘çmimi’ për ata çifte që arrijnë të triumfojnë në sfidat dhe lojërat e ndryshme që organizatorët kanë menduar për ta, javë pas jave. Nëse nuk respektohen nga banorët këto rregulla, penaliteti i menduar është përjashtimi nga loja.