Transmetuar më 18-03-2017, 10:55

Tiranë, 18 mars 2017, NOA.al- “Arrest me burg” është masa e sigurisë e vendosur nga Gjykata e Krimeve të Rënda për 43- vjeçarin Dritan Sinani dhe 41- vjeçarin Aleksandër Murataj.

Në seancën e ditës së sotme gjykata vendosi që ata të qëndrojnë në qeli në vijim të hetimeve ndaj tyre.

Murataj dhe Sinani, të arrestuar katër ditë më parë, akuzohen si të përfshirë në grabitjen e ndodhur në rrugën e Rinasit, ku u mor një shumë e madhe parash e cila po transportohej drejt aeroportit.

Por në seancë Murataj ka mohuar përfshirjen, duke thënë se në kohën që ndodhi grabitja e 9 shkurtit ishte tek dentisti.

Nga ana e tij Sinani tha se vëllai i tij punon kopshtar tek vila e Admir Murataj dhe për këtë arsye kishte njohje me të.

Nga hetimet dyshohet se Dritan Sinani, është një nga njerëzit që ka siguruar një pjesë të armëve të përdorura në grabitjen e Rinasit me 9 shkurt.

Po ashtu, sipas policisë së Tiranës, ai dyshohet se ka përgatitur shpërthimin e burgut të Trikallës në Greqi, në mars të vitit 2013, duke furnizuar me arme te burgosurit shqiptare qe drejtoheshin nga Ilir Kupa.

Pjesë e këtij grupi ishin edhe Klement Çala e Admir Murataj që konsiderohet si kreu i grupit që organizoi dy grabitjet e 7 milion eurove në dhjetor 2015 dhe shkurt 2017 në rrugën Qafe Kashar- Rinas./a.y/noa.al

Publikohen detaje të reja rreth grabitjes së parave në Rinas

Grabitja e parave në Rinas, këta janë dy të arrestuarit e fundit

Zbulohet kush i tradhtoi bashkëpunëtorët e grabitësve në Rinas

Grabitja e parave në Rinas, vihen në pranga edhe dy persona të tjerë