Transmetuar më 18-03-2017, 09:45

Shokohet Britania e Madhe. Një vajzë 11- vjeçare është shtatzënë dhe do të jetë nëna më e re në Britaninë e Madhe.

Lajmi po bën bujë në mediat britanike, si DailyMail, po për shkak të moshës, nuk e ka publikuar identitetin e saj dhe as ka dhënë detaje të mëtejshme.

Policia ka nisur një hetim, pasi babai i foshnjës është gjithashtu i mitur dhe është vetëm pak më i madh se vajza.

Lindja do të ndodhë së shpejti, por do të bëhet me operacion për shkak të moshës së mitur të nënës së re. Ndërsa vajza britanike që në vitin 2006 solli në jetë në moshën 12- vjeçare një fëmijë duke u bërë nëna më e re, është sërish shtatzënë.

Vajzën që solli në jetë ajo e dha për birësim, ndërkohë që nisi më tej një jetë mes alkoolit dhe drogës./a.y/noa.al