Transmetuar më 17-03-2017, 20:45

Falë Levi’s dhe Google njerëzit do mund të përdorin telefonin përmes mëngës së një xhakete. Dy kolosët amerikanë prezantuan krijimin e tyre të fundit, një xhaketë xhins nëpërmjet së cilës mund të bësh disa veprime nëpërmjet lëvizjes së mëngëve. 

“Trucker Jacket” e linjës Commuter të Levi’s ju ndihmon të zgjidhni muzikën që doni të dëgjoni në kufje, të shihni hartat e Google, t’u përgjigjeni telefonatave dhe të sinkronizoni agjendën. 

Falë “Project Jacquard”, teknologjia që shfrytëzon veshjet për t’i transformuar në një pajisje që mund të komandosh smartphone. Teknologjia e ardhshme është studiuar nga një grup i specializuar i Google, i cili arrit të krijoi fibra të qepura direkt në stof. 

Xhaketa inteligjente është e ndjeshme ndaj lëvizjeve. Në pulsin e mëngës së majtë është vendosur një “tru” teknologjik përmes një sensori “touch” që regjistron lëvizjen e dorës sonë të djathtë dhe i transmeton nëpërmjet Bluetooth në telefon. 

Përgjegjësi i inovacionit të Levi’s, Paul Dillinger ka treguar arsyen që e bëri atë të krijoj këtë projekt. 

“Mendoni për njerëzit që vendosin jetën në rrezik për të kontrolluar ekranin e smartphone apo të një pajisje tjetër teksa ecin, apo janë në timon. Pra, janë situata të përgjithshme që më kanë shtyrë në krijimin e këtij projekti. Jo për funksionalitete të jashtëzakonshme, por për një nevojë të menjëhershme për parandalimin e incidenteve”, ka thënë Dillinger.