Transmetuar më 17-03-2017, 20:21

Policia e Tiranës ka publikuar pamjet e goditjes së një personi në rrugën “Asim Vokshi”. Në video duket shtetasi me inicialet E.F teksa goditet nga dy persona të paidentifikuar. Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për të dhënë informacion nëse kanë dijeni mbi agresorët. Qytetarët mund të telefonojnë në 112 ose në numrat e telefonit 0694110202 dhe 0694100134. Policia garanton ruajtjen e kufidencialitetit për çdo informator, dhe shpërblim me 500 mijë lekë.  Ngjarja ka ndodhur në 8.03.2017.