Transmetuar më 17-03-2017, 18:41

Jeta e përdithsme, që në shumicën e rasteve është shumë e ngarkuar, na bën të jemi neglizhentë rreth shëndetit tonë. Sëmundjet përhapen me shpejtësi dhe kontaktin me mjekun e bëjmë kur kemi shqetësim.

Më poshtë po ju japim disa këshilla se si të parandaloni prekjen nga leuçemia.

Ja disa prej simptomave:

Lëkura  e zbehte

“Kur leukemia zhvillohet ,  qeliza të reja të cilat janë dëmtuar nga kanceri mund të arrijnë te palca e eshtrave, dhe kështu e bëjnë të vështirë që qelizat e shëndetshme të rriten”, shpjegon Barnhart. “Meqenëse keni më pak qeliza të shëndetshme,  mund të zhvillohet një anemi, e cila mund të çojë në lëkurë të zbehtë.” Anemia mund të shkaktohet edhe në duart tuaja, duke I bërë ato  të ndjehen të ftohta gjatë gjithë kohës, thonë ekspertët.

Lodhja e shpeshtë

Siç është rasti me shumë sëmundje të tjera, lodhja është një simptomë e zakonshme e leukemisë, thotë Ëadleigh. Nëse ju jeni  ndjeheni të pafuqishëm gjatë gjithë kohës, dhe sidomos në qoftë se energjia juaj ka pësuar një ndryshim të dukshëm  nga  si jeni ndjerë më parë atëherë tregoni mjekut tuaj këtë gjë. Fajtor mund të jetë edhe anemia.

Infeksionet dhe ethet

Qelizat e gjakut janë një komponent i rëndësishëm i sistemit tuaj imunitar. Nëse këto qeliza të gjakut janë të pashëndetshme , sic është rasti me qelizat e prekura nga leukemia, atëherë pritet që rastet kur ndjeni ethe ose infeksione të shpeshtohen, thotë Ëadleigh.

“Infeksionet dhe  ethet janë nga simptomat më të zakonshme që ne shohim,” shton ajo.

Ndjenja e ndaljes së frymës

Nëse, bazuar në simptomet tuaja, mjeku juaj dyshon leukemi, ai ose ajo do të urdhërojë që të bëni analizat e gjakut për të kontrolluar qelizat e bardha dhe të kuqe si dhe trombocitet tuaja shpjegon Barnhart . “Nëse rezultatet ngrenë shqetësime, do të duhej    t’i referoheni një  hematologu apo një  mjeku të  specializuar në çrregullime të gjakut ose të kancerit”, thotë ajo. “Testimet shumë të specializuara mund të sigurojë një diagnozë të qartë dhe të prerë.”/k.k/noa.al