Transmetuar më 17-03-2017, 17:33

Në këto pamje të rënda duket një krokodil i vrarë pasi kishte ngrënë një fëmijë. Banorët i çajnë barkut dhe prej andej nxjerrin pjesët e trupit të fëmijës për t’i varrosur.

Gjithçka është filmuar në një fshat Zimbabvesë ku disa dëshmitarë kanë filmuar momentet kur fshatarët presin barkun e krokodilit dhe gjejnë brenda mbetjet e një fëmijë 8 vjeçar.

Fshatarët dyshonin se krokodili kishte vrarë dhe ngrënë të voglin dhe kjo ishte arsyeja që e kishin vrarë. Çdo dyshim u konfirmua kur çanë stomakun e kafshës.

Mbetjet e fëmijës, emri i të cilët nuk është bërë i ditur janë hequr nga stomaku i krokodilit dhe janë varrorur dy ditë më pas./k.k/noa.al