Transmetuar më 17-03-2017, 17:16

Nisi si një konflikt sporadik mes dy personave, por më pas degjenori në përleshje mes 100 vetëve. Pamjet e rënda janë regjistruar në Angli ku duket se si këta persona qëllohen me shishe qelqi.

Skandali nisi kur dy djem, të identifikuar si Mickell Douglas dhe Rafiki Powell u takuan pasi ishin zënë një natë në ‘Ditën e Boksit’ në Angli.

Sipas pamjeve, duket që Douglas e qëllon 28-vjeçarin, Rafiki dhe më pas përfshihen të tjerë. Më pas futen në lokal 6 veta me shishe shampanje në dorë, gjë që shkaktoi rrëmujën më të madhe. Pas disa minutash arriti policia duke arrestuar 22-vjeçarin pasi e gjetën me thikë në dorë. Gjykatësi e gjykoi këtë ngjarje si ‘sjellje e tmerrshme e dhunës’ dhe e dënoi djaloshin me 9 muaj burg./k.k/noa.al