Transmetuar më 17-03-2017, 17:06

Një plagosje me armë zjarri është regjistruar në lagjen nr. 1 të Bathores ku një 16 vjeçar ka qëlluar në drejtim të dy vëllezërve me inicialet A.B dhe A.B, të cilët janë dërguar në QSUT, jashtë rrezikut për jetën.

Pak pas ngjarjes, policia ka bërë të mundur arrestimin e të riut. Policia e Tiranës sqaron se 16 vjeçari L.C e kishte kryer krimin në ambientet e një lokali në Bathore, teksa nuk dihen ende shkaqet.

Në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 1 pistoletë dhe 1 armë gjahu. Grupi hetimor po kryen veprimet e nevojshme për dokumentimim e plotë të rrethanave të ngjarjes.