Transmetuar më 17-03-2017, 16:34

Në një kohë kur Shqipëria është në një ngërç politik, me opozitën në shesh, pa praninë e saj në parlament, dhe kur tashmë duhet të ishin votuar komisionet e vettingut, Eurodeputeti Knut Fleckenstein ka folur rreth kësaj situate dhe bën përgjegjës Partinë Demokratike.

 Në një intërvistë për “European Business Revieë”,  ai akuzon Partinë Demokratike për pengim të reformës në drejtësi. Zyrtari i lartë europian, i cili aderon në Partitë Popullore Europiane, pjesë e të cilave është dhe Partia Demokratike thekson se veprimet e PD-së kërcënojnë ta devijojnë nisjen e negociatave të anëtarësimit.

Eurodeputeti, Eduard Kukan, ka akuzuar Partinë Demokratike për bllokimin e reformës në drejtësi, të cilën e konsideroi të një rëndësie kyçe për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“Koha është e një rëndësie thelbësore në këtë rast. I kam bërë vazhdimisht thirrje opozitës që të rinisë punën e saj në Parlament, në mënyrë që të ecet përpara me reformën e të bëhen të gjitha përgatitjet e nevojshme për zgjedhjet që po vijnë”.

Eurodeputeti, Kukan i cili është një ndër figurat kryesore në Partitë Popullore europiane, pjesë e se cilës është dhe vetë Partia Demokratike, në një intervistë për  “European Business Revieë”,   thotë se veprimet e PD-së kërcënojnë ta devijojnë nisjen e negociatave të anëtarësimit.

“I mbështes plotësisht të gjitha përpjekjet që çojnë drejt implementimit të reformës në drejtësi. I kam bërë thirrje disa herë politikanëve në Shqipëri që të avanconin me krijimin e organeve të vetting-ut e të nisin zbatimin e reformës”.

Komentet e eurodeputetit, Eduard Kukan, në intervistën për “European Business Revieë”,  janë mbështreur nga raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein.

“Unë nuk mund të gjykoj nëse përpjekjet për bllokimin e reformës në drejtësi janë arsyeja e pozicionimit aktual të PD-së, por bllokimi i saj është padyshim një rezultat i këtyre lëvizjeve, sepse Parlamenti shqiptar nuk mund të proçedojë me krijimin e Komisioneve të vetting-ut”.

Qëndrim pothuajse të njëjtë më dy eurodeputetë ndan dhe anëtarja e delegacionit të Parlamentit Europian për Shqipërinë, gjermania Susanne Melior, e cila apelon  për përshpejtim të implementimit të reformës në drejtësi./k.k/noa.al