Transmetuar më 17-03-2017, 16:20

Kush nuk ëndërron që ta nisë ditën me një copë tortë çokollate? Edhe pse është një tundim i vërtetë, shpesh preferohet të hiqet dorë për t’u kujdesur më shumë për linjat, sidomos tani që po afron stina e nxehtë dhe veshja e rrobave që ekspozojnë trupin. Nëse deri më sot kemi besuar se torta me çokollatë është një bombë me kalori, duhet të ndërrojmë bindje. Për të gjithë llupësit, vjen momenti i lajmeve të mira.

Sipas një studimi amerikan të publikuar në revistën shkencore “National Library of Medice National Institutes of Health”, nisja e ditës me një ëmbëlsirë me bazë çokollatën i bën mirë shëndetit.

Arsyeja është shumë e thjeshtë, torta me çokollatë përmban sasinë e duhur të karbohidrateve për t’u furnizuar mjaftueshëm me energji për të përballuar ditën.

Kaloritë e marrë eliminohen më lehtësisht pasi gjatë orëve që vijojnë organizmi është gjithë kohës në lëvizje. Idealja është ngrënia e një ëmbëlsire me çokollatë të zezë, në mënyrë që të mos e ndjeni veten sikur po mëkatoni duke konsumuar çokollatë normale, shkruan noa.al. Natyrisht, për të mos e gjetur veten me disa kilogramë më shumë pas pak kohësh, duhet që këtë mëngjes të bollshëm, në ditët pasuese ta alternoni me vakt më të lehta e dietike./a.y/noa.al