Transmetuar më 17-03-2017, 15:03

Tiranë, NOA.al- Deri në mesditë, zonat e ulëta dhe bregdetare do të dominohen nga kthjellime e vranësira te lehta e kalimtare ndërsa vranësira më të dukshme do të paraqiten zonat malore të vendit. Pjesa e dytë e ditës do të përmirësojë më tej kushtet atmosferike duke bërë që pjesa më e madhe e territorit të dominohet nga kthjellimet por sërish zonat malore lindore paraqiten me vranësira të herë pas hershme.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të mbeten relativisht të freskëta në orët e mëngjesit por temperatura të larta pritet të ketë në orët e mesditës. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 15 km/h nga drejtimi kryesisht veriperëndimor duke gjeneruar në Adriatik dhe Jon dallgëzim të ulët.

Europa

Europa Qendrore si edhe Ishujt Britanike do të dominohen nga vranësira dhe shira si pasojë e masave ajrore të ngrohta dhe të lagështa me origjinë oqeanike. Më të dendura shirat do të paraqiten në Francë dhe Gjermani ku do të ketë edhe rrebeshe. Po ashtu, me vranësira dhe shira të dobët dhe afat-shkurtër do të jenë vendet Lindore

Ndërsa e gjithë pjesa tjetër e Europës do të dominohet nga moti i kthjellët dhe temperatura të larta./a.y/noa.al