Transmetuar më 17-03-2017, 13:10

Në vitin 2013, u shërbye hamburgeri i parë me mish në “epruvetë”, ndërsa tashmë është radha e mishrave sintetikë të pulës dhe rosës, të krijuar nga qelizat e kultivuara në laborator.

Produkti u prezantua në pjatë nga kompania amerikane “Memphis Meats”. Rezultati u raportua nga sajti “Science”, ku detajohen edhe pasojat ligjore. Nuk është ende e qartë se si do rregullohet ky sektor, dhe sa të sigurta janë këto produkte.

Për të prodhuar mish sintetik prej pule ose rose, kompania kaliforniane ka përdorur një teknikë të ngjashme me atë të Universitetit holandez të Maastricht, e cila kishte prodhuar mish gomari, duke marrë qeliza staminale nga muskuli i kafshëve dhe duke i kultivuar në mënyrë speciale.

“Synimi ynë është të prodhojmë mish në mënyrën më të mirë, që të mos ketë ndikim në ambient dhe të shënojë një hap të rëndësishëm për njerëzimin”, tha Uma Valeti, bashkëthemeluese e “Memphis Meats”, shkruan noa.al.

Kompania po organizohet për të prodhuar mish të llojeve të ndryshme, dhe shpreson që me këtë aktivitet brenda 5 viteve të furnizojë supermarketet me hot dog, salçiçe dhe mish në epruvetë./a.y/noa.al