Transmetuar më 17-03-2017, 12:30
Publicitet

Ardhja në jetë e një fëmije e ndryshon tërësisht jetën e një çifti. Që nga ai moment, fëmija kthehet në qendrën e botës dhe nevojat e tij kalojnë në plan të parë dhe për rrjedhojë prioritetet e prindërve kalojnë në plan të dytë.

Janë të paktë ata që mund ta kenë menduar se nëna dhe babai bashkohen jo vetëm nga gëzimi i ardhjes në jetë të fëmijës, për të cilin duhet të kujdesen. Por pas ardhjes së tij, ata ndihen më afër me njeri tjetrin dhe më të dobishëm, pasi në trupin e tyre ndodhin disa ndryshime specifike.

Sipas një studimi amerikan të zhvilluar nga Michelle Lintermande i The Babraham Institute në Cambridge, pas lindjes së një fëmije, edhe sistemi imunitar i prindërve ndryshon në mënyrë radikale. Për tre vite me radhë u analizua gjendja shëndetësore e 670 personave meshkuj dhe femra të cilët prej pak kohësh ishin bërë prindër dhe rezultatet ishin të pabesueshme.

Sistemi i tyre imunitar, i cili deri para pak kohësh ishte krejt ndryshe, nisi të bëhej dukshëm i ngjashëm, duke reduktuar me 50% dallimet mes tyre, shkruan noa.al.

Arsyeja pse ndodh një gjë e tillë është shumë e thjeshtë, infeksionet që i vogli sjell në shtëpi kur kthehet nga çerdhja ose kopshti, shoqëruar edhe me stresin e të qenit prind, bëjnë që të reagojnë rruazat e bardhja të gjakut ë të njëjtën mënyrë.

Rezultati? Çifti bëhet shumë më i ngjashëm dhe i bashkuar, të paktën sa i takon sistemit të tyre imunitar. Arsyeja pse pas lindjes së një fëmije partnerët ndihen më të ngjashëm, është sepse trupi i tyre funksionon në të njëjtën mënyrë./a.y/noa.al