Transmetuar më 17-03-2017, 12:20

Deri më sot me siguri që e keni hedhur lëkurën e bananes, duke menduar se përmban substanca të dëmshme për shëndetin. Por nëse e dini se bananet janë të pasura me elementë ushqyes, nga ana tjetër, askush nuk e di se ngrënia e lëkurës së bananeve i bën shumë mirë shëndetit.

Kjo pasi lëkura përmban një lloj fibre të veçantë, e cila ndihmon në tretje, lufton depresionin dhe rrit prodhimin e serotoninës, i cili është hormoni i lumturisë.

Ngrënia e një lëkure banane çdo ditë i bën mirë shëndetit, ndonëse kur ta provoni në fillim mund të rrudhni buzët. Por ajo që duhet të dini, është se banania duhet të jetë e pjekur mirë, deri sa lëkura të jetë bërë disi kafe, pasi në këtë mënyrë bëhet më e ëmbël dhe e butë, shkruan noa.al. Por gjithë ata që pavarësisht dobive, kanë frikë të hanë lëkurën e saj për shkak të mikrobeve dhe baktereve, mund ta ziejnë lëkurën për 10 minuta në ujë të valuar dhe mund ta grinë në mikser duke e marrë si çaj çdo mëngjes./a.y/noa.al