Transmetuar më 17-03-2017, 12:07

Fier, 17 mars 2017, NOA.al- Kreu i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi komenton protestën e opozitës, duke thënë se u hodh teza që të mos ketë zgjedhje.

Sipas tij, pas një muaji duhet të zgjidhet Presidenti, por ka nga ata që nuk e duan këtë dhe kjo tha ai, është fillimi i një krizë.

“U hodh mbrëmë nga çadra teza që të mos ketë zgjedhje, kjo domethënë që në shtator ti mbarojë mandati parlamentit aktual. Kjo do të thotë qe Shqipëria te ngelet pa parlament, pa qeveri dhe kjo është kriza. Kjo që po ndodh tani është përpjekje për destabilitet”, deklaroi Ruçi.

Duke folur sot nga Portëza e Fierit ku u shpërndaën mbi 500 leje legalizimi ai tha se destabiliteti është provuar në vitin 1997, në kohen e piramidave.

Ai tha se pushtetin e jep populli dhe elektorat, ndaj nënvizoi se është koha që të votohet për zgjedhjen më të mirë dhe jo sipas oreksit të partive./a.y/noa.al