Transmetuar më 17-03-2017, 10:23

Tiranë, 17 mars 2017, NOA.al- Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian të akredituar në vendin tonë, si dhe ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu.

Takimi mes tyre nisi pak pas orës 10.00 dhe u mbajt në ambientet e vilës 30, ku mësohet se në fokus të tij ishte situata politike në vend dhe gjetja e një zgjidhje prej saj.

Kjo për shkak se prej afro një muaji opozita ndodhet në protestë para Kryeministrisë ku ka ngritur një çadër në bulevard, si dhe ka bojkotuar punimet e Parlamentit.

Kreu i Partisë Demokratike kërkon me ngulm krijimin e një qeverie teknike dhe mbajtjen e zgjedhjeve të lira./a.y/noa.al