Transmetuar më 16-03-2017, 23:09

Manchester United fitoi me rezultatin 1-0 kundër Rostov mbrëmjen e sotme, por  është tronditur pas lëndimit të futbollistit më të shtrenjtë në historinë e futbollit, Paul Pogba.

Francezi  është detyruar të lërë fushën e lojës pas dëmtimit gjatë ndeshjes.

Futbollisti  është ankuar për dhimbje në këmbë dhe për këtë gjë Jose Mourinho, ka kryer zëvendësim të detyruar.

Pogba u detyrua të lërë fushën e lojës vetëm tre minuta pas fillimit të pjesës së dytë.

Manchester United arriti të fitojë kundër Rostov pas golit të Mata-s në minutën e 70-të./a.k/noa.al/