“Best of 2016” sjell filmat më të pëlqyer nga publiku përgjatë vitit të kaluar në kinemanë e vetme me 7 salla në Shqipëri, Cineplexx
Po kthehet në traditë të përvitshme në Cineplexx, muaji i dedikuar filmave më të mirë të vitit që kemi lënë pas.
2016 ishte padyshim një vit shumë i pasur me prodhime shumë të mira dhe për të gjithë ata që kanë një film që i ka “shpëtuar” pa parë gjatë 2016 ose që duan të rishikojnë ndonjë prej tyre që i ka pëlqyer veçanërisht, kanë edhe njëherë mundësinë ta shikojnë dhe me një çmim vërtet të leverdisshëm.
Për vetëm 200 lekë gjatë të gjithë muajit do të ketë një sallë të rezervuar posaçërisht për këto filma.
16 filmat më të pëlqyer dhe më të shitur do të shfaqen sipas një skedulimi, i cili publikohet dhe azhornohet çdo javë në faqen zyrtare www.cineplexx.al.
Titujt e përzgjedhur përfshijnë 6 tituj për fëmijë.
Lista e plotë e filmave që do të shfaqen përgjatë muajit është e detajuar më poshtë:
Allied
Doctor Strange
Jack Reacher: Never Go Back
Daddy’s Home
Captain America: Civil War
Central Intelligence
Bridget Jones’s Baby
Jason Bourne
Star Trek Beyond
Warcraft
Teenage Mutant Ninja Turtles: Out of the Shadows
Vaiana
Trolls
Zootropoli
Deadpool
Finding Dory
WARCRAFT
Mbretëria e Azeroth gjendet në prag lufte teksa popullsia e saj përballet me një racë të frikshme pushtuesish: luftëtarët Ork, të cilët largohen nga shtëpitë e tyre që janë drejt shkatërrimit për të kolonizuar një tjetër. Teksa një portë hapet për të lidhur të dy botët, një ushtri gjen shkatërrimin dhe tjetra zhdukjen. Nga palët e kundërta, dy heronjtë vendosen në një përballje që do të vendosë fatet e familjes, njerëzve dhe shtëpive të tyre.
ALLIED
Në vitin 1942, një oficer i shërbimit inteligjent takohet në Afrikën e Veriut me një femër, luftëtare të Rezistencës Franceze, në një mision vdekjeprurës në territorin e armikut. Kur ata ribashkohen në Londër, marrëdhënia e tyre vendoset në provë nga presionet e luftës.
BRIDGET JONES’S BABY
Fokusi i Bridget në jetën e saj prej beqareje dhe në karrierën e saj do të ndërpritet kur ajo zbulon se është shtatzënë dhe me një pengesë… ajo është vetëm 50% e sigurt rreth identitetit të të atit të fëmijës së saj.
CAPTAIN AMERICA: CIVIL WAR
Një dyzim politik midis aktivitetit të Avengers-ave sjell një konflikt midis aleatëve të përhershëm Captain America dhe Iron Man.
CENTRAL INTELLIGENCE
Pasi ribashkohet me një mik të vjetër nëpërmjet Facebook-ut, një kontabilist i urtë e i sjellshëm joshet nga bota e spiunazhit ndërkombëtar.
DADDY’S HOME
Njerku Brad Whitaker po përpiqet të fitojë zemrat e fëmijëve të bashkëshortes së tij, por planet e tij kthehen me kokë poshtë kur shfaqet babai i tyre biologjik, Dusty Mayron.
DEADPOOL
Një ish-operativ i forcave speciale i nënshtrohet një eksperimenti mashtrues, pasojë e të cilit i mbeten fuqitë e përshpejtuara shëruese. Ai quhet Deadpool.
DOCTOR STRANGE
Një neurokirurg me një karrierë të shkatërruar niset për të ndrequr duart e tij dhe e gjen veten duke mbrojtur botën nga kërcënime të dimensioneve të ndryshme.
FINDING DORY
Peshku blu miqësor por harraq ribashkohet me të dashurit e saj dhe të gjithë mësojnë disa gjëra rreth kuptimit të vërtetë të familjes.
JACK REACHER: NEVER GO BACK
Jack Reacher duhet të zbulojë të vërtetën e fshehur pas konspiracionit të madh qeveritar, në mënyrë që të mund të pastrojë emrin e tij. Në arrati si një i kërkuar nga ligji, Reacher zbulon një sekret potencial nga e shkuara e tij, i cili mund t’ia ndryshojë jetën përgjithmonë.
JASON BOURNE
Jason Bourne, i cili tashmë e kujton se cili është ai në të vërtetë, përpiqet të zbulojë të vërteta të fshehura rreth të shkuarës së tij.
STAR TREK BEYOND
Ekuipazhi i Anijes së Shteteve të Bashkuara eksploron horizontet më të largëta të hapësirës së paeksploruar, ku ata ndeshen me një armik të ri misterioz, i cili i vendos në provë ata dhe gjithçka në të cilën konsiston Federata.
TEENAGE MUTANT NINJA TURTLES 2: OUT OF THE SHADOWS
Breshkat rikthehen për të shpëtuar qytetin nga një kërcënim i rrezikshëm.
TROLLS
Nga krijuesit e Shrek vjen komedia e animuar më e zgjuar, më gazmore, më shpotitëse e vitit, Thopërçit nga DreamWorks. Gjatë këtij sezoni veror, hyni në një botë plot ngjyra dhe të mahnitshme, të populluar nga karaktere gazmore të paharrueshme dhe zbuloni historinë e Thopërçëve tepër optimistë, të cilët këndojnë vazhdimisht dhe pesimistët qesharakë Bergens, të cilët janë të lumtur vetëm kur kanë thopërçë në stomakun e tyre.
VAIANA
Një vajze e re përdor talentin e saj në lundrim për t’u nisur drejt një ishull imagjinar. Aventurës së saj i bashkohet heroi i saj, gjysmëperëndia legjendare Maui.
ZOOTROPOLI
Në qytetin e kafshëve antropomorfike, dhelpra një artiste e arratisur dhe një lepur Polic fillestar duhet të punojnë së bashku për të zbuluar një komplot.