Transmetuar më 16-03-2017, 18:52

I ashtuajturi Shteti Islamik nuk ka të ndalur as në vrasjen e fëmijëve. Së fundmi po qarkullon fotoja e një vajze 4 vjeç, e vrarë nga militantët e ISIS në qytetin verior të Irakut, Mosul. Trupi i vogëlushes u vendos në një varr masiv bashkë me 24 viktima të tjera.

Në foto duken edhe ushtarët e irakut të cilët nuk i kanë kursyer lotët për këtë masakër.

Më herët, forcat qeveritare të Irakut, u përpoqën të rrethojnë qytetin e vjetër të Mosulit për ta marrë sërish, pasi ndodhet nën pushtetin e ISIS.