Transmetuar më 16-03-2017, 18:28

Një grup shkencëtarësh amerikanë të North Carolina State University, studiuan bakteret e pranishme në kërthizat e një grupi njerëzish dhe ajo që zbuluan është befasuese.

Në kërthizë u gjetën shumë lloje bakteresh dhe mikroorganizmash që formonin një ekosistem të ngjashëm me atë të një pylli.

Studiuesit analizuan 60 kërthiza, duke zbuluar 3368 specie të ndryshme bakteresh, 1400 prej të cilëve të pa studiuar më parë, shkruan noa.al.

Sipas studiuesve, mikroorganizmat që gjenden në kërthizë mund të ndikojnë në shëndet dhe mund të prekin një sërë funksionesh imunitare, duke nisur nga krijimi i akneve deri në butësinë e lëkurës. Ajo që mbetet për t’u kuptuar në studime të mëtejshme është pse ndodhen në kërthizë dhe funksioni i tyre./a.y/noa.al