Transmetuar më 16-03-2017, 18:11

Një përplasje që rrallë herë mund ta shikoni. Një leopard sulmohet nga katër qen në Namibi dhe më pas qëllohet me armë zjarri nga një gjuetar. Edhe pse shquhet për egërsinë e tij, përballë katër qenve zor se leopardi mund të dilte fitimtar.

Por kjo skenë është kritikuar nga mbrojtësit e kafshëve të cilët kanë dënuar veprimet e personave që dëgjohen teksa qeshin. Leopardi qëndron i shtrirë dhe dukshëm në ankth dhe i frikësuar, ndërsa njëri nga njerëzit e ngacmon atë në gojë me anë të një shkopi, para goditjes përfundimtar.

Në Namibi, gjuetia e leopardëve me anë të qenve është e paligjshme, ndërsa vrasja e maces së egër lejohet vetëm në rastet kur rrezikon jetën e njerëzve apo të kafshëve shtëpiake./k.k/noa.al