Transmetuar më 16-03-2017, 17:40

Femrat që vendosin të krijojnë familje dhe të kenë fëmijë pas moshës 30- vjeçare, janë gjithnjë e më të shumta në ditët e sotme. Ndoshta prej dëshirës për të arritur një stabilitet ekonomik, apo prej pritjes së njeriut të duhur, por është fakt se mosha e sjelljes në jetë të fëmijës së parë është rritur ndjeshëm. Por kjo gjë ka rezultuar mjaft pozitive.

Një studim anglez i London School of Economics, i publikuar në revistën shkencore “Biodemography and Social Biology”, ka treguar se fëmijët e lindur nga nëna 30- vjeçare janë më inteligjentë në raport me ata që kanë ardhur në jetë nga femra me moshë 20 ose 40- vjeçare. Studimi mori në konsideratë mbi 18 mijë të fëmijë të lindur në vitet 2000 dhe 2001 dhe analizoi mënyrën se si nëna ndikonte në jetën e tyre, edukimin dhe shëndetin e tyre.

Rezultatet ishin të qarta, fëmijët e lindur nga nëna 30- vjeçare arritën të merrnin rezultatet më të mira në testimet për njohuritë e tyre, krahasuar me bashkëmoshatarët e tyre të lindur nga persona më të rinj ose më të moshuar.

Më saktësisht femrat mbi 40 vjeçe rezultoi se nuk luanin më me fëmijët, pasi nuk kishin më energjinë e dikurshme dhe për pasojë fëmijët e tyre ishin të prirur të bëheshin obezë, shkruan noa.al. Ndërkohë nënat në moshë më të re, nuk arrinin të braktisnin dot gjithë stilin e jetës së tyre jo të shëndetshëm dhe sjelljet e dëmshme për shëndetin, as pasi ishin bërë nëna.

Ndërkohë 30- vjeçaret rezultoi se kishin arritur një stabilitet ekonomik dhe një stil jete më të shëndetshëm. Impakti i zhvillimit të fëmijës rezultoi tejet pozitiv dhe niveli i inteligjencës së tyre ishte maksimal./a.y/noa.al