Transmetuar më 16-03-2017, 16:42

Një vogëlushe kurajoze vetëm 4 vjeçe, përshkoi 8 kilometra në një pyll siberian për të shpëtuar gjyshen e saj. Ajo sfidoi temperaturat të cilat arrinin në -34 gradë, si dhe ujqërit dhe arinjtë rrugës.

Saglana Salchak, jeton në qytezën e Tuva në jug të Siberisë dhe rasti i saj, ngjason shumë me kësulëkuqen.

Saglana kaloi e vetme kilometra të tëra në këmbë, për të shpëtuar jetën e gjyshes së saj, e prekur nga infarktit.

Vogëlushja në fund të muajit shkurt nisi rrugën e vetme, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore të gjyshes, e cila ishte në fund të jetës dhe as nuk lëvizte.

Vogëlushja e cila ishte lënë nga e ëma, për t’u rritur nga gjyshja, mendoi të kërkonte një mjek që të ndihmonte gjyshen, pa marrë parasysh rreziqet që mund t’i kanoseshin.

Vogëlushja fatmirësisht nuk pati probleme, përveç një të ftohti që pësoi rrugës, shkruan noa.al. Një fund i mirë për të, ndryshe nga ai i nënës së vogëlushes, e cila u denoncua për braktisje të fëmijës së mitur. Por pavarësisht sakrificës së bërë nga e vogla, e moshuara nuk arriti të shpëtojë, pasi mjekët e gjetën të vdekur./a.y/noa.al