Transmetuar më 16-03-2017, 15:21

Ky është horoskopi për ditën e premte, 17 mars 2017 që Noa.al sjell për ju. Njihuni me parashikimin për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do ecë dita për të lindurit e çdo shenje.

Dashi

Në punë parashikohen ndryshime të rëndësishme, ku prania e yjeve do të jetë në favorin tuaj, ndaj angazhohuni në maksimum që të jepni më të mirën. Keni mundësi shumë të mira për të realizuar atë që dëshironi prej kohësh.

Demi

Jeni shumë ambiciozë dhe të vendosur, ndonëse do të keni disa vështirësi në gjetjen e personave të duhur, me të cilët do të çoni përpara projektet tuaja. Lidhja me partnerin/en tuaj do ju dhurojë emocione shumë të forta.

Binjakët

Do të keni disa sekrete të vogla, por mendohuni mirë para se t’ia tregoni dikujt. Pasojat mund të jenë shumë të dukshme. Këshillohet që t’i bëni sytë katër dhe të mos lejoni që t’iu ikë nga duart një mundësi e papërsëritshme në punë.

Gaforrja

Fantazia juaj është gjithmonë në maksimum. Bëni shumë kujdes ndaj personave që ju rrethojnë, pasi disa prej tyre do bëjnë gjëra që do ju irritojnë shumë. Planetet sugjerojnë që të përhumbeni dhe të largoheni nga gjërat që ju mërzisin.

Luani

Do të jeni më shumë se kurrë origjinalë, në sajë të një sërë planetësh që do jenë në favorin tuaj, por mos e teproni. Personat që ju rrinë pranë, duhet të kuptojnë, se përveçse keni ide të veçanta, jeni edhe me këmbët në tokë.

Virgjëresha

Do të tregoheni më shumë se kurrë të dashur, duke nxjerrë fjalë që nuk i keni thënë prej shumë kohësh. Mos u stepni për asgjë. Do të jeni efikas dhe energjik, në sajë të ndikimit të Marsit në shenjën tuaj.

Peshorja

Do të keni ritme frenetike gjatë kësaj të premte dhe rrezikoni të tregoheni shumë sipërfaqësor dhe për pasojë mund të gaboni. Disa planete do ju bëjnë ambiciozë dhe gati për të sfiduar gjithë botën.

Akrepi

Do të jetë një e premte shumë e rëndësishme, pasi gjatë ditës do të nisin projekte shumë ambicioze. Planetet janë në anën tuaj dhe ju mbështesin në punë. Do të përballoni çdo situatë me optimizëm dhe do korrni sukses.

Shigjetari

Do të jetë një e ditë e cila sugjeron ndryshime. Do të keni dëshirë të guxoni dhe të nisni çdo gjë nga e para. E rëndësishme është që të premtoni vetëm gjëra që mund t’i realizoni.

Bricjapi

Do të jetë një ditë e bukur dhe do të jeni plot energji dhe krijues. Lidhja me partnerin/en, do të jetë argëtuese dhe do jeni në gjendje që të shihni vetëm anët pozitive të çdo gjëje.

Ujori

Jeni luftëtarë të lindur dhe doni gjithmonë që t’i përballoni sfidat. Në sajë të ndikimit të Saturnit do të ketë takime interesante si dhe emocione të reja në dashuri apo miqësi të reja.

Peshqit

Kjo e premte do të jetë e parezistueshme për shkak të sfidave që ju presin. Ky është një moment i favorshëm, kështu që askush nuk mund t’iu ndalojë, duke ju vënë shkopinj nën rrota. Ajo që këshillohet që të keni parasysh është që të mos lodheni dhe sforcoheni./a.y/noa.al