Transmetuar më 16-03-2017, 14:02

Duket se ilaçet nuk janë shpikje e kohëve moderne, madje kanë ekzistuar qysh në lashtësi, ku rezulton se edhe njerëzit e Neandertalit kanë përdorur antibiotikë.

Një studim australian i Universitetit të Adelaides i publikuar në revistën shkencore “Nature” ka zbuluar se në gurëzat e dhëmbëve të njerëzve të Neandertalit kishte gjurmë përzierje bimësh me veti shëruese.

Ekipi studiues i drejtuar nga Laura Weyrich ka analizuar gurëzat e dhëmbëve të pesë individëve që kanë jetuar në vende të ndryshme të Europës, ku rezultatet më interesante kanë dalë nga mbetjet e gjetura në El Sidron në Spanjë.

Studiuesit kanë gjetur gjurmë të mikrorganizmave që kanë shkaktuar infeksione në stomak. Gjurmë të substancave të tjera të gjetura gjithnjë në gurëzat treguan se njerëzit e Neandertalit shëroheshin me plep, një pushues dhimbjesh i natyral, dhe myk Peniciliumi, prodhues antibiotiku nga i cili marrin emrin penicilinat.

Një studim i mëparshëm, i bërë gjithnjë në El Sidron, kishin treguar qartësisht se njerëzit e Neandertalit njihnin vetitë shëruese dhe ushqyese të disa bimëve, meqë janë gjetur gjurmë molekulash të kamomilit dhe bimës njëmijëgjethëshe, që me shumë mundësi janë marrë për të tretur ushqimet e rënda.