Transmetuar më 16-03-2017, 10:09

Kevin Breen 44 vjeç humbi gjymtyrët pasi ftohja dhe dhimbjet e stomakut, që e kishin kapur për dy ditë me radhë pas Krishtlindjes, rezultuan se ishin simptomat e një infeksioni të rëndë.

Babai i dy fëmijëve u dërgua me urgjencë në spital pranë Grand Rapids në Michigan, ku mjekët u përpoqën në mënyrë të dëshpëruar të përcaktonin se çfarë kishte që nuk shkonte me të.

Skaneri tregoi se stomaku i Breen ishte i mbushur me 1.5 litra ujë. Pas kësaj organet e tij nisën të mos fuksiononin më. Trupi nisi të mos furnizonte më me gjak gjymtyrët e tij, në mënyrë që të mbante organet gjallë, që shkaktoi mishin në këmbë dhe duart të vdiste.

Infeksioni në bajame ishte shpërndarë nga fyti i Breen në stomak, duke ia bërë të vështirë trupit që ta luftonte. Mjekët thanë se 44 vjeçari ishte fare pranë vdekjes, por ia doli të sfidonte fatin duke mbijetuar.

Ai tashmë po rikuperohet në shtëpi me bashkëshorten dhe fëmijët. Fatkeqësisht, Breen ka humbur thuajse çdo lëvizshmëri të duarve dhe këmbëve, që i janë shndërruar në ngjyrë të zezë për shkak të mishit të vdekur. Ai pritet që t’i nënshtrohet operacinit për prerjen e tyre.