Transmetuar më 16-03-2017, 08:36
Publicitet

Erica dhe Corey Mason, me origjinë nga Detroiti, në Miçigan, kanë përballuar së bashku rrugën e vështirë të ndryshimit të seksit, duke vendosur ta bëjnë publike.

Ata e kanë treguar historinë e tyre në “New York Post”, duke shkruar se ka qenë vajza, Corey, ajo që ka inkurajuar nënën të marrë në konsideratë seksualitetin e saj “ndryshe”.

Vajza, tashmë 15 vjeçe, e lindur djalë, nisi të ndihej mirë me veshje femërore kur ishte vetëm 11 vjeç dhe një vit më parë, mësoi se edhe e ëma kishte probleme të një identiteti të tillë. Të gjitha hapat e periudhës së tyre të tranzicionit janë fotografuar në Instagram.

“Do të doja që prindërit e mi të ishin krenarë për atë që jam, por kisha frikë se nuk më pranonin”, ka thënë Corey, sa i përket daljes së tij si transgjinor.

Ndërkohë, Eric, që dikur ishte Erica (nëna), ka treguar se është inkurajuar nga vendimi i vajzës, duke thënë se i është dashur të luftojë me paragjykimet e shumta para se të merrte vendimin drastik për ndryshimin e gjinisë.

“Përshtypja e parë ishte lehtësuese, pastaj mbërriti terrori. Frikë për të ardhmen, për familjen time dhe për atë që do të ishte jeta ime në vijimësi”, ka shpjeguar ajo. Edhe pse ka ndryshuar seks Erica(a), nuk ka ndër mend ta lërë bashkëshortin, Les. Ky i fundit, nga ana e tij ka mbështetur totalisht “transformimin” e së shoqes./noa.al/