Transmetuar më 16-03-2017, 08:07

Shkenca ka treguar që femrat dëshirojnë të gënjejnë. Hulumtimi të cilin e ka zhvilluar një kompani e kujdesit për flokët, ka treguar që femrat i gënjejnë partnerët e tyre për ndjenjat ndaj të afërmeve (anëtarëve të familjes, miqve).

Femrat gjithashtu nuk tregojnë sa kanë shpenzuar kur blejnë gjëra për t’u zbukuruar, kurrë nuk do të tregojnë sa kilogramë peshojnë, madje nuk tregojnë se a kanë tradhtuar në lidhjet e kaluara. Një në njëzet femra ka pranuar që fsheh se cilin numër të rrobave bart dhe sa gota alkool pi gjatë javës, ndërsa një në pesëdhjetë pranon që partneri i saj as që e di se sa vjeç është në të vërtetë.

Anketa zbulon, gjithashtu, që biondet janë shumë të shkathëta kur gënjejnë, shumë më mirë se ato me flokë ngjyrë gështenje dhe brunet. Gënjejnë posaçërisht lidhur me raportet të cilat i mbajnë me ish-partnerin, si edhe për numrin e partnerëve seksualë nga e kaluara.

Më besniket janë damat me flokë të thinjura: 41 përqind e tyre kanë thënë që çdo gjë ia tregojnë partnerit. Me kalimin e viteve dhe me arritjen e përvojës, është e qartë që femrat heqin dorë nga “gënjeshtrat e vogla të përditshme”.