Transmetuar më 15-03-2017, 22:58

Monaco dhe Atletico Madrid kualifikohen për në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve pas rezultateve që arritën mbrëmjen e sotme.

Monaco ka befasuar Manchester City duke fituar me rezultatin 3-1 dhe duke përmbysur humbjen e takimit të parë ku u mund 3-5.

Në takimin tjetër Atletico Madrid barazoi pa gola kundër Bayer Leverkusen, por kualifikimi u arrit falë rezultati të ndeshjes së parë ku spanjollët fituan 4-2.

Monaco dhe Atletico Madrid janë dy skuadrat e fundit që kualifikohen në çerekfinale.

Më parë kualifikimin e siguruan: Real Madrid, Borussia Dortmund, Bayern Munich, Barcelona, Leicester City dhe Juventus./a.k/noa.al/