Transmetuar më 15-03-2017, 22:38

Futbollisti më i mirë në botë aktualisht, portugezi Cristiano Ronaldo ka shfaqur anën e tij humane në mbështetje të fëmijëve sirianë.

Ylli i Real Madridit ka publikuar një foto në Instagram ku solidarizohet me fëmijët sirianë të prekur nga lufta.

“Sot mendoj për fëmijët sirianë si Omari, i cili vizatoi ëndrrën e tij që të bëhet berber”, shkruan Ronaldo në Instagram.

Fotoja e publikuar nga ylli i futbollit, ka marrë shumë mbështetje me anë të komenteve dhe pëlqimeve të fotos.

Kjo nuk është hera e parë që Ronaldo shfaq anën e tij humane, pasi shpesh herë ai ka ndihmuar persona të ndryshëm./a.k/noa.al/