Transmetuar më 15-03-2017, 21:34

Me vendim të qeverisë është miratuar rritja e pagave për mjekët. Pagat e tyre do të jenë si më poshtë:  

Në qendrat spitalore universitare:   Mjek rojë i parë Mjek rojë i dytë 

Për ditët e zakonshme 6 000 lekë       5 600 lekë

Për ditët e shtuna 7 000 lekë                6 400 lekë            

Për ditët e diela e festat 8 000 lekë    7 600 lekë        

Në institucionet e tjera: Mjek rojë i parë Mjek rojë i dytë

Për ditët e zakonshme 5 600 lekë            5 200 lekë          

 Për ditët e shtuna 6 000 lekë                      5 600 lekë             

 Për ditët e diela e festat 7 000 lekë         6 600 lekë     

Rritje page do të ketë edhe për mjekët e spitaleve të shërbimit të urgjencës, shërbimin e reanimacionit, shërbimin e hemodinamikës, në njësinë e aksidenteve cerebrale si dhe mjekët neonatë, përfitojnë një shtesë për natyrë të veçantë pune në masën 18 000 (tetëmbëdhjetë mijë) lekë në muaj.

Infermierët dhe laborantët e spitaleve në shërbimin e urgjencës, shërbimin e reanimacionit, shërbimin e hemodinamikës dhe në njësinë e aksidenteve cerebrale përfitojnë një shtesë për natyrë të veçantë pune në masën 12 000 (dymbëdhjetë mijë) lekë në muaj.

Mjekët, të cilët në zbatim të sistemit të referimit dërgohen për konsulta dhe ndërhyrje kirurgjikale në spitale të tjera, përfitojnë për çdo ditë shërbimi një shtesë në page, si më poshtë vijon:

a) mjekët e institucioneve spitalore universitare 10 000 lekë;

b) mjekët e spitaleve rajonale 5 000 lekë.”.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet financiare nga data 1 mars 2017./k.k/noa.al