Transmetuar më 15-03-2017, 19:30

Këto janë fotot e një fëmije 10 muajshe, i verbër në syrin e djathtë, me një fytyrë të deformuar dhe me dy këmbët e ngjitura.

Mjekët nuk janë në gjendje të përcaktojnë gjininë e bebes për shkak të formës së rrallë që vjen nga një sindromë e quajtur “Mermaid”, në të cilën gjymtyrës janë të ndërfutura së bashku.

Fëmija i quajtur Jermkëan Krathumnat ka lindur në Tajlandë. Rasti u bë i njohur në rrjetet sociale nga njeriu i njohur më parë si “Supermonk”, i cili tha se nëna e fëmijës ishte shumë, shumë e re kur e lindi.

Ajo që dihet është se mjekët e kanë shumë të vështirë t’i kryejnë trajtimet e duhura mjekësore.

Foshnja ka edhe qiellzën e çarë dhe ndërhyrja e parë do të bëhet në këtë drejtim. Ai/ajo është trajtuar në spitalin Srirat në Bangkok. Deri më tani janë mbledhur rreth 1 mijë dollarë donacione për ta ndihmuar familjen e varfër.

Besohet se fëmija nuk është furnizuar mjaftueshëm me gjak nga në periudhën kur ishte fetus dhe kjo ka ndodhur për shkak të kequshqyerjes.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe në Indi gjatë maj të vitit të kaluar. Në atë rast, fëmija jetoi vetëm 10 minuta. Dr Vandana Arya, 35-vjeçare, një gjinekologe në spital, e cila asistoi gjatë lindjes së fëmijës, tha se kurrë nuk kishte parë një rast të tillë më përpara./k.k/noa.al