Transmetuar më 15-03-2017, 18:54

Shpërthimi i kufjeve i shkaktoi të djegura një gruaje australiane e cila po udhëtonte me avion nga Pekini për në Melburn pak javë më parë.

Pasagjerja ishte duke fjetur gjumë, kur u dëgjua një shpërthim i vogël çka ngjalli panik te udhëtarët e tjerë. “ I hodha në tokë dhe i shkela me këmbë për të shuar flakët” -tha ajo.

Çdo gjë përfundoi me disa plagë të gruas, ndërsa avioni vijoi fluturimin normalisht./k.k/noa.al