Transmetuar më 15-03-2017, 18:41

Ngordhja e papritur e krokodilit të tij besnik me të cilin jepte shfaqje prej vitesh në cirk, rrezikoi t’i merrte jetën.

Shpëtoi vetëm për pak një stërvitës kafshësh të egra në Vietnam, i cili të dielën e lënë pas u kafshua nga krokodili i ri, pasi futi kokën në gojën e tij, gjatë një spektakli me fëmijë në cirk.

Gjithë skena të cilën e shihni në videon që sjell noa.al, shokoi fëmijët e pranishëm, për shkak se stërvitësi u kafshua në fytyrë, duke bërë që të vrapojnë për t’u larguar./a.y/noa.al