Transmetuar më 15-03-2017, 18:17

Ajo është një fëmijë vetëm 5 muajshe në Yemen të Azisë, e cila vuan mungesën e ushqimit, dhe për pak sa nuk humbi jetën për shkak të luftës.

Babai i saj rrëfen dhembjen që ndien për të bijën, në pamundësi për të ndryshuar realitetin.

 “Ne e çuam atë në një klinikë në fshatin tonë para një muaji. Por ata nuk mund t’i jepnin aq qumësht sa e kishte të nevojshme. Unë nuk kisha mundësi financiare ta sillja atë në spital deri tani. Ka mundësi që ajo të mos e përballojë sepse është shumë e dobët,” – tha babai i saj, Abdullah Razeh në një intervistë për BBC.

Noureldin është një ndër 2 milionë fëmijët që vuajnë dhe e kanë të vështirë të marrin trajtimin e duhur. BBC ka treguar se çdo vit vdesin fëmijë të vegjël nga mungesa e ushqyerjes apo e pasigurisë ushqimore./k.k/noa.al