Transmetuar më 15-03-2017, 16:53

Kreu i Komisionit Evropian, Jean Claude Junker deklaroi sot nga Strasburgu se Ballkani Perëndimor është rajoni më i komplikuar në Europë.

Ai i bëri thirrje Bashkimit Europian që këtij rajoni t’i kushtojë vëmendjen e cila i duhet.

Krerët e Komisionit Europian dhe të Këshillit të Evropës, Junker dhe Donald Tusk gjatë mbledhjes së Parlamentit Europian në Strasburg i informuan deputetët evropianë për debatin që e patën javën e kaluar liderët e BE-së për gjendjen në Ballkanin Perëndimor.

“Kur në fillim të mandatit tim thashë se nuk do të ketë zgjerim të ri deri në vitin 2019, kjo krijoi konfuzion në Ballkanin Perëndimor. Megjithatë, ne i vazhduam bisedat dhe negociatat inkuadruese me shtetet nga ai rajon”, u shpreh Junker.

Ai tha se Ballkani Perëndimor është rajoni më i komplikuar në Evropë dhe në raportet me ato shtete duhet të sendërtohet e tërë vëmendja që u nevojitet.

“Unë do të doja të them, këtu, në emër të Komisionit dhe në emër të përfaqësuesit të lartë, i cili është edhe zëvendës-kryetar i Komisionit, se Komisioni, dëshiron t’u ofrojë vendeve nga Ballkani Perëndimor perspektivë të qartë evropiane”, deklaroi ai.

Nga ana e tij Tusk tha se Këshilli i Evropës e merr parasysh ndikimin e forcave të brendshme dhe të jashtme në Ballkanin Perëndimor, që kanë për qëllim destabilizimin.